Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si pasojë i lënduar ka mbetur një këmbësor.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Këtë për Insajderin e konfirmojë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident kanë qenë përfshirë një veturë në lëvizje dhe këmbësori.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se Me rast po merret njësiti i trafikut.