Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka të lëndua

Insajderi
16 February 2022 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka thënë se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark