Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur pesë persona.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore” – njoftoi Ahmeti.
Derisa, njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.