
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Prizren-Suharekë, në fshatin Gjonovc.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion i rëndë dhe një kamionetë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të lënduar së paku tre persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore.
“Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëmeve materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda. Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Bashkë me policin në vendngjarje kanë dal edhe zjarrfikësit”, tha Bytyqi.