Një aksident i ndodhur para disa minutash në dalje të Prishtinës, në lagjen Veternik, ka bllokuar lëvizjen e makinave të tjera që synojnë lëvizjen në atë rrugë.
Insajderi ka mësuar se aksidenti ka bllokuar në masë të madhe lëvizjen e veturave, ndërsa aksidenti nuk është shumë i rëndë dhe ka kaluar pa pasoja në njerëz.
Rruga nga Veterniku është me një përpjetëz relativisht të madhe dhe një aksident eventual gjatë ditës shkakton bllokimin e lëvizjes së veturave tjera. /Insajderi.com