Një aksident ka ndodhur në Veternik të Prishtinës mbrëmjen e së martës.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit.
Në bazë të pamjeve, shihet një veturë e goditur dhe policia prezente në vendngjarje.
Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të pyetur nëse ka ndonjë të lënduar nga aksidenti, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë përgjigje.
PAMJE: