Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar

    Insajderi
    26 June 2025 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

    Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark