Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën një shoferi shqiptar ditën e sotme. 54-vjeçari me banim në Piacenza vdiq menjëherë pasi mbeti i mbërthyer në kabinë, pas përplasjes mes dy automjeteve në autostradën e Brennes.
Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në përplasje, shkruan shekulli.al, transmeton Insajderi.
Autostrada mes Carpi dhe Campogalliano mbetet e mbyllur për të lejuar operacionet e shpëtimit të hetojnë dhe të zbardhin ngjarjen. Bllokimi ka formuar radhë të gjata makinash në autostradë. /Insajderi.com