Para pak çastesh një aksident ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka përfunduar i lënduar.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident është përfshirë një motoçiklist dhe këmbësori.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçiklist dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori)”, tha ajo.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, tha Ahmeti.
Rasti bëri me dije ajo se po hetohet nga njësiti i trafikut.