Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Joshanicë të Leposaviqit.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dy vetura të cilat i drejtonin dy ngasësit meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga ngasësit e veturave dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë.