Aksident trafiku në Lupç, 5 persona të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Lupç, 5 persona të lënduar

    Insajderi
    21 August 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç.

    Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.

    Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

    “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark