Sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku më saktësisht në fshatin Leshan.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës Fadil Gashi, ku thekson se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Më tej, Gashi ka transmetuar se policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.