Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, tre persona të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, tre persona të lënduar

    Insajderi
    08 July 2025 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor në rrugën Gjakovë – Klinë, ku tre persona janë lënduar.

    Lajmin për media e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.

    Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark