Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 28-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 28-vjeçar

    Insajderi
    29 June 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Ferizaj, ku një i ri 28-vjeçar ka humbur jetën.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në afërsi të fshatit Muhovc. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Sipas tij, viktima ishte duke drejtuar një veturë të tipit Fiat me targa vendore, kur për arsye që lidhen me mospërshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas ka dalë jashtë rrugës.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitë e trafikut rajonal, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Fatkeqësisht, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut në vend.

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark