Aksident tragjik në Poliçan, vdes një i mitur dhe tre të tjerë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Poliçan, vdes një i mitur dhe tre të tjerë të lënduar

    Insajderi
    19 April 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të qytetit të Poliçanit.

    Bëhet me dije se një mjet tip “Alfa Romeo”, i drejtuar nga një 15-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi, duke rezultuar në pasoja fatale.

    Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy vajza të mitura. Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa të plagosurit Françesko Zylyftari dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeçe.

    Njoftimi:

    Berat/Informacion paraprak

    Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

    Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark