Aksident zinxhiror mes pesë veturave në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident zinxhiror mes pesë veturave në Gjakovë

    Insajderi
    20 April 2025 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident zinxhiror ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren pasditen e së dielës, ku kanë qenë të përfshira pesë vetura.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka njoftuar se nga incidenti janë lënduar tre persona.

    SHIH EDHE:

    Rreth orës 15:20 në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren) ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë pesë automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë liruar për në shtëpi.

    Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark