Një aksident aeroplani në Shtutgart ka çuar në një dislokim të madh të zjarrfikësve, shërbimeve të shpëtimit dhe policisë, si dhe në ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror.
Bëhet e ditur se një aeroplan i vogël u rrëzua disa qindra metra larg pistës teksa po i afrohej aeroportit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Cessna C-172, me katër ulëse u ngrit nga Leutkirch në Allgau.
Dy pasagjerët u shpëtuan nga shërbimet e urgjencës dhe iu dha trajtimi mjekësor.
Sipas informacioneve të deritanishme, piloti ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa një pasagjer është dërguar me lëndime të rënda në spital.
Ndërsa për shkak të masave emergjente, fluturimet në aeroportin e Shtutgartit u pezulluan për rreth një orë e gjysmë.