Aksidenti fatal në Llapushnik, bashkëqytetarët italianë tubojnë para për familjen Gashi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksidenti fatal në Llapushnik, bashkëqytetarët italianë tubojnë para për familjen Gashi

    Insajderi
    19 August 2025 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmi për vdekjen e Shemsi e Ajshe Gashit në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre Fatlumit ka mbërritur edhe në qytetin italian të Gorizias, vendbanimit të kësaj familje.

    Sipas mediumit Il Goriziano, komuniteti i këtij qyteti është bërë bashkë për të dhuruar para për Fatlumin që ndodhet në koma dhe për motrën e tij 15-vjeçare e cila gjendet vetëm.

    Miqtë dhe klientët e tij – pasi Fatlumi punon si berber në Gorizia – kanë nisur këtë fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar motrën dhe për të mbuluar shpenzimet e varrimit të prindërve.

    Komuniteti e kujton Fatlumin si një djalë të qeshur, pasionant për punën e tij dhe shumë të lidhur me familjen, duke shpresuar për një mrekulli dhe shërimin e tij të shpejtë, thuhet më tutje në artikull.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark