Aksidenti i frikshëm: Dalin fotot e fëmijës dhe babait që humbën jetën në ‘Rrugën e Kombit’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti i frikshëm: Dalin fotot e fëmijës dhe babait që humbën jetën në ‘Rrugën e Kombit’

    Insajderi
    27 December 2021 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

    Syri.net sjell fotot e familjes që u aksidentua. Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend.

    E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

    Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët.

    Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark