Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicë
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Ndërsa janë bërë të ditura edhe detajet e tjera. Personi që humbi jetën është 33 vjeçar.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi nga zyra për informim në rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Është një person i vdekur dhe tre të lënduar”, tha ai.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.”, ka thënë Osmani.