×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti ku vdiq shoferi i “Bagerit”, familja i kërkon Inspektoratit të Punës të përfshihet në rast pasi që nuk e ftoi Prokuroria

    Insajderi
    26 July 2024 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rizah Hasani është i riu që vdiq, si shkak i një aksidenti në Ferizaj teksa po barte materialin ndërtimor para dy javë. Ai po punonte për “Bageri”-n, firmën e biznesmenit Bujar Shabani. Familjarë të tij kanë kërkuar që Inspektorat i Punës të përfshihet në rast për të hetuar se a ka përfillur firma që ai punonte masat ligjore për parandalim të rrezikut në vendin e punës.

    Në kërkesën e dorëzuar nga zyra e avokatëve të familjes se viktimës, kanë kërkuar kryerjen e inspektimeve lidhur me aksidentin.

    Me anë të kësaj shkrese ju drejtohemi me kërkesë për kryerjen e inspektimit ashtu siç ju detyron Ligii Nr. 04/L-161 per Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e që në paragrafin 2 të nenit 23 shprehimisht përcaktohet: “Për aksidentet në punë inspektori i punës detyrohet të bëjë procesverbal me shkrim me të cilin konstaton gjendjen faktike në kohen kur ka ndodhur aksidenti“, thuhet në kërkesën e siguruar nga Insajderi.

    Në kërkesën e zyrës së avokateve “Rzzlaw”, shkruhet se vdekja e Rizah Hasanit përben aksident në vendin e punës dhe se ka elemente që vdekja mund të jetë shkaktuar nga mos përfillja e masave parandaluese për të shmangur rrezikun.

    Duke marrë parasysh se vdekja e Rizah Hasanit përbën aksident në vendin e punës, dhe duke qenë se ka indikacione serioze se në këtë rast vdekja ka mund të shkaktohet si rezultat e mos përfilljes së masave parandaluese për shmangie të rrezikut në vendin e punës, konsiderojmë se është obligim i juaji ligjor kryerja e inspektimit dhe nxjerrja e raportit përkatësisht proces verbalit në këtë rast dhe po ashtu zbatimi i detyrimeve përkatëse ligjore. Nga ana juaj kërkojmë që të verifikoni nëse punëdhënësi në këtë rast ka perfillur masat ligjore për parandalimin e rrezikut, ka bërë trajnimet adekuate dhe me më më shumti rëndësi, nëse mbingarkesa e kamionit ishte shkaktar i vdekjes së Riza Hasanit”, thuhet aty.

    Familjarë të tij kishin hedhur dyshime se shteti po asiston në mbylljen e kësaj çështje. Vëllai i tij kishte thënë se e ka vlerësuar si “vetëvrasje” kur ka parë se rasti është cilësuar si vetaksident nga autoritetet policore.

    Rizah Hasani vdiq në vendin e punës teksa po ngiste kamionin e firmës ‘Bageri’. Vëllai i Rizah Hasanit, Valon Hasani, tha se familja e tij kanë dyshuara të mirë-bazuara në fakte se kamioni i cili po e ngiste ishte i mbi-ngarkuar me material ndërtimor.

    Valon Hasani në një intervistë ekskluzive për Insajderin kishte ngritur dyshime të mëtutjeshme, teksa ka shtuar se kur ka qenë prezent në vendngjarje, ka parë që është modifikuar kamioni me të cilën humbi jetën vëllai i tij, Rizah Hasani.

    Pos tjerash, ai ishte ankuar për neglizhencë nga ana e Policisë dhe Prokurorisë lidhur me rastin. Siç deklaroi ai, kur i ka kërkuar prokurorit të rastit ta hetojë çështjen e kamionit, ky i fundit ka thënë se s’mund të bëhet një gjë e tillë meqë materiali ndërtimor është derdhur gjatë aksidentit.

    I njëjti kishte bërë të ditur edhe se biznesmeni Bujar Shabani i kishte kërkuar që t’ia kryente shërbimet e varrimit Rizah Hasanit, mirëpo që vëllai i tij, Valoni, s’kishte pranuar.

    Rizah Hasani humbi jetën në një aksident më 12 korrik të këtij viti. Ngjarja tragjike e humbjes së jetës së tij kishte ndodhur në rrugën e njohur si “Reka e Vogël” në Ferizaj.

    Gazeta Insajderi kishte siguruar pamje nga vendi i ngjarjes atje, ku shihej kamioni i rrokullisur.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një prononcim për Insajderin kishte thënë se “në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra”.

    Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtur ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt. Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet përgjigjen e policisë së Ferizajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark