Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.
Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.
Ai ka thënë se dy persona që humbën jetë në aksident kanë qenë të moshës së re.
“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.