Aksidenti me fatalitet në Carralevë, ky është personi që humbi jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti me fatalitet në Carralevë, ky është personi që humbi jetën

    Insajderi
    12 February 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur në aksidentin e rëndë në orët e mbrëmjës në Carralevë.

    Insajderi nga burime mëson se personi që ka mbetur i vdekur në këtë aksident është Jetmir Gashi, 42 vjecar.

    Ndryshe në këtë aksident trafiku, ku si pasojë Gashi mbeti i vdekur, janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

    Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

    “Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark