Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një burrë, dërgohet në mbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një burrë, dërgohet në mbajtje

    Insajderi
    22 October 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenicë”.

    Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark