Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:43 në fshatin Hodonovc të Kamenicë. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
Në mesin e të lënduarve është edhe një foshnje rreth një vjeç. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini.
Ai i tha Gazetës se gjendja e foshnjës është e rëndë dhe e intubuar është dërguar për në QKUK.
“Po, në mesin e të lënduarve është edhe një foshnje rreth një vjeç, gjendja e së cilës është e rëndë. E kemi intubuar dhe e kemi nisur për në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë dhe trajtimit më të sigurt atje. Ajo është nisur për në QKUK së bashku me nënë e saj”, tha Emini për Insajderin.
Nga ky aksident një 33 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Është një person i vdekur dhe tre të lënduar”, tha ai.