"Aksidenti me motoçikletë" - Si tentoi Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale? - eksperti e thotë fjalën e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Aksidenti me motoçikletë” – Si tentoi Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale? – eksperti e thotë fjalën e fundit

    Insajderi
    22 September 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bujar Obertinca, ekspert i neuropsikiatrisë, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore, ku ka prezantuar rezultatet e ekspertizës për Granit Plavën.

    Bujar Obertinca, ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, shkruan Insajderi.

    Eksperti ka shtuar se Plava i ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe se ishte trajtuar në spitalin e Mitrovicës, informacion ky që është konfirmuar edhe nga babai i të ekzaminuarit.

    Sa i përket pasojave të aksidentit, eksperti ka theksuar se ato janë përjashtuar.

    “I ekzaminuari na ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe po ashtu se ka qenë i trajtuar në spitalin e Mitrovicës, dhe kjo është konfirmuar nga babai i të ekzaminuarit. Sa i përket pasojave të këtij aksidenti, ato janë përjashtuar. Nuk është përmendur ndonjë dëmtim, respektivisht ky dëmtim ka kaluar pa ndonjë problem në strukturë, që do të thotë se truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, tha eksperti para trupit gjykues.

    Avokati Skender Gojani, avokati i Granitit: Sipas raportit tuaj, a mund të na konfirmoni se ekspertiza juaj është bazuar në të gjitha të dhënat ekzistuese?

    Eksperti Obertinca: Po, e konfirmoj një gjë të tillë.

    Avokati Gojani: Pse nuk janë trajtuar disa gjëra, si për shembull përdorimi i substancave narkotike dhe traumat nga aksidenti që i ka ndodhur?”

    Obertinca: Gjatë vlerësimit psikiatrik, i ekzaminuari nuk ka deklaruar se është përdorues i substancave narkotike të tipit kokainë dhe alkoolit, por në kohën e vlerësimit të tij i njëjti nuk ka manifestuar simptoma abstinenciale. Nuk është identifikuar një fenomen i tillë.

    Avokati Gojani: Sa ditë e keni mbajtur Granitin? A mjafton 15 ditë për të zbuluar çrregullimet ekzipoidike që janë impulsive ose të lidhura me rastin?

    Eksperti Obertinca: Normalisht që po. Ky është një vlerësim prej komisionit vlerësues. Gjatë kohës së qëndrimit të Granitit, gjendja e tij ka qenë stabile dhe nuk ka pasur diçka të ngjashme.

    Eksperti Obertinca: Siç deklarova më lart, te i ekzaminuari nuk është vërejtur apo evidentuar mungesë e kontrollit të impulseve, as mungesë e kontrollit emocional. Ka aftësi të mirë ekzekutive, që do të thotë se i njëjti nuk manifeston spekulime të shëndetit mendor.

    Avokati i Granitit: Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?”

    Prokurorja kërkoi të refuzohej kjo pyetje, por gjykatësja tha se lejohet.

    Obertinca: Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundur t’i japë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark