Policia ka dhënë detaje për aksidentin me vdekje dje në Komoran, ku vdiq një person.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një motoçikletë, të cilën po e ngiste viktima.
Policia ka thënë se shoferi i njërës prej veturave është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”