Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Një person vdiq dhe 14 të tjerë u lënduan në aksidentin mes autobusit të trafikut urban dhe një veture.
“Trafiku Urban”, përmes një reagimi janë shprehur i tronditur nga ky aksident.
Ndërmarrja u shprehi ngushëllime familjarëve të tashmë të vdekurit, dhe u uroi shërim të lënduarve.
“Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shkruan në postimin e tyre.
Aksidenti ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, të enjten. Të lënduarit janë liruar nga QKUK-ja, ata janë në gjendje stabile.