Aksidenti mes pesë automjeteve afër Komoranit, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti mes pesë automjeteve afër Komoranit, policia jep detaje

    Insajderi
    02 October 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Pejë- Prishtinë afër Komoranit, ku janë përfshirë 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se nga ky aksident kanë kërkuar ndihme mjekësore.

    “Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku ku te përfshira kane qene 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet kompetente policore per menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marr me procedurat e nevojshme te vendit te ngjarjes dhe identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti. Sot ka pas raportime edhe per aksidente tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet ne dispozicion.”

    Ai ka bërë apel te pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm.

    “Apelojmë tek të gjithë pjesmarrsit në trafik në veqanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogelohet dukshmeria dhe rrugët bëhen të rreshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndermerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njesitet relevate te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark