Aksidenti në Carralevë, vdes 42-vjeçari nga Suhareka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Carralevë, vdes 42-vjeçari nga Suhareka

    Insajderi
    12 February 2025 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë. Si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një autobusi ka vdekur një 42 vjeçar me inicialet I.G. 

    Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

    “Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark