Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e fëmiut që shpëtoi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e fëmiut që shpëtoi

    Insajderi
    02 January 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë në Maqedoninë e Veriut, Llazo Jovçeski, ka folur rreth gjendjes së fëmijës që shpëtoi në aksidentin përgjatë Vardarit.

    Ai ka thënë se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak të mënyrës së aksidentit, Jovçeski ka deklaruar fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

    “Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark