Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës mes dy veturave, ku të lënduar kanë mbetur 7 persona.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencë.
“Është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar nē emergjencë, githsej 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa policia është duke hetuar aksidentin”, ka thënë ai për Insajderin.