Aksidenti në Tiranë/ Zbulohet vendndodhjen e Sulejmanit, pritet dorëzimi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Tiranë/ Zbulohet vendndodhjen e Sulejmanit, pritet dorëzimi i tij

    Insajderi
    08 May 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendndodhja e Ajas Sulejmanit është gjetur nga policia. Pritet që nga momenti në moment të kryhet ndalimi i tij. I riu aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre në vijat e bardha në rrugën e Kavajës. Ai ishte duke drejtuar mjetin ‘G-Class’ me 14 km/ ore.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.

    Sipas njoftimit të policisë automjeti ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre të 3 muajsh të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.

    Njoftimi i policisë Tiranë:
    Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
    Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark