Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Zahaq të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar shtatë persona.
Prej tyre, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.