×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti që la tre të lënduar në Carralevë – Kryetari i Suharekës po iu qëndron afër të lënduarve

    Insajderi
    10 September 2024 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

    Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe bashkë me ta është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

    Ai falënderoi urgjencën e Suharekës, zjarrfikësit dhe policinë për angazhimin profesional.

    “Udhëtarëve nga Komuna e Kaçanikut shërim sa më të shpejtë, nga ky rast i aksidentit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark