Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë, Osmani ngushëllon: Qëndrojmë me miqtë tanë portugezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë, Osmani ngushëllon: Qëndrojmë me miqtë tanë portugezë

    Insajderi
    04 September 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin dhe liderët e Portugalisë pas aksidentit tragjik me tramvaj ku humbën jetën së paku 15 persona dhe 18 të tjerë u lënduar. Tramvaji elektrik në Lisbonë doli nga binarët dhe u përplas.

    Osmani tha se me zemër e në solidaritet është me presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luís Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik.

    “Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, shkroi Osmani në X.

    Që nga viti 1885, tramvaji historik ka transportuar vendasit dhe vizitorët lart e poshtë disa qindra metra të një rruge të pjerrët me kalldrëm që lidh Sheshin Restauradores, një shesh që përkujton pavarësinë e Portugalisë nga Spanja, me distriktin Bairro Alto.

    Autoritetet portugeze s’e kanë zbuluar identitetin e viktimave dhe as etninë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark