Një aksident komunikacioni mes tri veturave ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku përfundoi tragjikisht. Katër persona vdiqën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar, shkruan Insajderi.
Në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.
Shefi i Intensivës, Shaqir Uka tha për Insajderin se gruaja shtatzënë ka marrë lëndime në kokë, gjoks dhe ekstremitete. Por, pavarësisht lëndimeve serioze, gjendja e saj thuhet se është stabile.
“Një nga dy të lënduarit e kanë sjell në Mjekimin Intensiv Qëndror nga Qendra Emergjente. Është një grua shtatzënë, e cila ka lëndime serioze. Ka lëndime në kokë, gjoks dhe ekstremitete. Edhe pse ka lëndime serioze gjendja e saj momentale paraqitet stabile. Ajo po monitorohet bazuar në protokolet e parapara mjekësore”, tha Uka për Insajderin.