Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur

    Insajderi
    10 April 2024 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona të moshës 25-vjeçare kanë humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmë në Leposaviq.

    Të dy shoferët u përplasën me vetura, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person.

    Media mëson se dy të vdekur i përkasin nacionalitet serb dhe janë: Mikica Barac dhe Djordje Milovic.


    Rastin e ka konfimruar Policia e Kosovës.

    “Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së në Veri.

    Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark