Aksidenti tragjik në lumin Vardar, kjo është gjendja shëndetësore e 4 vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Aksidenti tragjik në lumin Vardar, kjo është gjendja shëndetësore e 4 vjeçarit

    Insajderi
    03 January 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë, Llazo Jovçeski thotë se fëmija 4 vjeç që u shpëtua nga aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ai thotë se për shkak të mënyrës së aksidentit, fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

    “Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull.

    Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, tha mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për “Sitel”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark