×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti ku vdiqën pesë persona, eksperti i komunikacionit tregon si ndodhi

    Insajderi
    11 July 2024 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të mërkurën, në rigjykimin ndaj të pandehurit Erton Musliu i cili po akuzohet për shkaktimin e aksidentit ku mbetën të vdekur 5 persona është dëgjuar eksperti i komunikacionit nga Fakulteti Teknik Naser Lajçi,

    Mbrojtësi i të akuzuarit Musliu, avokati Taulant Hodaj, e ka pyetur ekspertin Lajçi, se në super-ekspertizë a janë bërë specifikat për veturën B (Golf 2), siç janë bërë për veturën A (Audi A8), dhe se a i ka respektuar vetura B rregullat e komunikacionit.

    Eksperti Lajçi lidhur me pyetjen e avokatit Hodaj tha se sa i përket veturës B (Golf 2), ka rezultuar të ketë qenë me shpejtësi në 65km/h, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Në bazë të analizës së bërë e cila është prezantuar në këtë super-ekspertizë ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së veturës B (Golf 2) ka qenë sipas modelit softverik 65km/h, ndërsa sipas metodës grafo-analitike ka qenë 67km/h , pra këto dy metoda të përdorura kanë dhënë rezultate të përafruara ashtuqë grupi i ekspertëve ka konsideruar se shpejtësia e lëvizjes së tij ka qenë rreth 65km/h”, sqaroi eksperti Lajçi

    Ai tha se duke u bazuar në formularin e raportit të aksidentit rezulton se kufizimi i shpejtësisë në atë sektor të rrugës ka qenë deri në 50km/h.

    I njëjti tha se vetura B (Golf 2) e ka vërejtur rrezikun dhe ka aktivizuar frenimin duke lënë gjurmë të frenimit në distancë prej 8 metrave, duke shtuar se sipas skicës trajektorja e lëvizjes së gjurmëve është drejtvizore që lë të kuptohet se vetura “Golf 2” e ka ruajtur trajektoren e vet të lëvizjes.

    Tutje, avokati Hodaj e ka pyetur ekspertin Lajçi se a ka mund të vërej nëse në veturën B (Golf 2) pasagjerët të kenë qenë të lidhur me rripin e sigurisë, eksperti tha se lidhja me rripin e sigurisë nuk shkakton aksident por e rritë vëllimin e pasojave të aksidentit.

    Avokati Hodaj e ka pyetur ekspertin Lajçi se a rritet vëllimi i aksidentit nëse vozitja është në 65km/h në rrugë me shpejtësi të lejuar prej 50km/h, e sipas eksperti bazuar në literaturë ky veprim rritë pasojat e aksidentit.

    Prokurorja Ervehe Gashi grupi i ekspertëve në përfundimin e ekspertizës ka konstatuar se drejtuesi i automjetit “Audi A8” nuk ka mbajt trajektoren e duhur në shiritin e tij drejtues por ka dal me automjet në shiritin qarkullues të kahjes së kundërt duke shkaktu aksident trafiku, duke e pyetur eksprtin nëse kjo është e vërtet, eksperti Lajçi këtë e ka pohuar si të vërtetë.

    “Nga konstatimi juaj thotë se drejtuesi i “Audi A8” ka drejtu automjetin me shpejtësi rreth 90km/h e cila shpejtësi është më e madhe se shpejtësia e lejuar në atë rrugë, a është kjo e vërtetë?” ka pyetur prokurorja Gashi ekspertin Lajçi, i cili e pohoi këtë konstatim.

    Seanca e radhës për këtë rast u caktua për një datë tjetër.

    Ndryshe, më 27 maj kjo gjykatë shpalli fajtor të akuzuarin Erton Musliu, duke e dënuar me 8 vite burgim, për akuzën se shkaktoi aksident në qershor të 2021-ës në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën pesë persona. Mirëpo, Gjykata e Apelit kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim,

    Sipas aktakuzës, më 6 qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt, i pandehuri duke drejtuar automjetin të markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika”, me dashje eventuale shkel nenin 53, paragrafin 1 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

    Aty thuhet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, si dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë rrugor, me ç’rast më pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” në pjesën e përparme të anës së majtë, i cili automjet ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

    Në aktin akuzues thuhet se në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë N.R., Xh.R., S.R. dhe i mituri Y.R., kurse I.R. ndërron jetë më pas në QKUK në Prishtinë.

    Gjithashtu, thuhet se L.H. person lëndime të rënda trupore, kurse Y.H. lëndime të lehta.

    Me këtë, Erton Musliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej tre deri në 12 vjet.

    Ndryshe, nga 6 qershori deri më 25 shtator 2021, Musliu ka qëndruar në paraburgim, kurse nga 25 shtatori e deri më 25 tetor atij i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark