Aksidentohen dy vetura dhe përfundojnë brenda një lokali në Obiliq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen dy vetura dhe përfundojnë brenda një lokali në Obiliq

    Insajderi
    18 April 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliqit.

    Dy vetura janë përplasur dhe kanë përfunduar në lokalin e një pompe të derivateve.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

    “Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark