Aksidentohen dy vetura në Lipjan, mbesin të lënduar shtatë persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen dy vetura në Lipjan, mbesin të lënduar shtatë persona

    Insajderi
    28 October 2024 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona kanë marrë lëndime në një aksident që ka ndodhur sonte në Rufc të Lipjanit.  Në aksident janë përfshirë dy vetura. 

    “Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark