Aksidentohen një veturë dhe motoçikleta në Prishtinë, lëndohet një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen një veturë dhe motoçikleta në Prishtinë, lëndohet një person

    Insajderi
    25 August 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

    Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Insajderin se si pasojë e aksidentit është lënduar një person, i cili ka marrë tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark