Aksidentohen trenat në Itali, 17 të lënduar deri më tani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksidentohen trenat në Itali, 17 të lënduar deri më tani

    Insajderi
    11 December 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy trena u përplasën mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë hekurudhës Bolonja-Rimini, në territorin e Faenza (Ravena).

    Sipas të dhënave të para që përcjell La Repubblica, të paktën 17 persona mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

    Në vendin e ngjarjes ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, me ekipe nga Ravena dhe Forli, ndërsa qarkullimi i trenave në zonë u pezullua.

    Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme, njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një sinjalistike, kur tjetri, i cili fatmirësisht po lëvizte me shpejtësi të reduktuar, e goditi nga pas. Për shkaqet se përse ndodhi kjo përplasje kanë nisur hetimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark