Një aksident i autoblindës së Policisë se Kosovës ka ndodhur sot në veri.
Si pasojë edhe disa policë janë lënduar.
Këtë e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal Mitrovica së Jugut”, ka thënë Elshani.