Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, kompania 'Deva Tours' flet për gjendjen e pasagjerëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, kompania ‘Deva Tours’ flet për gjendjen e pasagjerëve

    Insajderi
    24 January 2024 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte rreth orës 18:00 autobusi ‘Deva Tours’ i linjës Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Split të Kroacisë, raporton Insajderi.

    Nga kompania kanë njoftuar se pasagjerët dhe stafi nuk kanë pësuar lëndime.

    Tutje, bëhet e ditur se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.

    Reagimi i plotë i Deva Tours:

    Sqarim për familjet e pasagjereve dhe opinionin publik:

    Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosove-Gjermani në shtetin e Kroacisë, është përfshirë në një aksident në Split.

    Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime.

    Pasagjerët kane vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.

    Sqarimi i rrethanave te aksidentit i përket autoriteteve përkatëse .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark