Autorja e emisionit “Për’Puthen” ka njoftuar se është aksidentuar ditën e sotme.
Me anë të një postimi pnë Instagram, në “Instastory” ajo ka treguar se është aksidentuar me makinën e saj të re, të cilën ka vetëm tre muaj që e ka marrë, ndërkohë që ajo thotë se është përplasur nga disa studente.
“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente”, shkruan ajo
Olsa shtoi gjithashtu se të pranishmit në aksident nuk u interesuan për ngjarjen, por e kanë pyetur për ngjarjet në “Per’Puthen”.
“E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen” tregoi tutje ajo.
Tani është sezona e tretë e “Për’puthen’ teksa është duke vazhduar me episode të ndryshme.