×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

    Insajderi
    30 August 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D., nën dyshimin për shkaktim të aksidentit në rrugën Gjilan-Preshevë, si pasojë e të cilit vdiq një këmbësor.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Z.D., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan – Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, ashtu që duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit të tij dhe duke mos pasur kujdesin e duhur për këmbësorë, me pjesën e parë të automjetit e godet këmbësorin, tani të ndjerin R.Xh., i cili në momentin kritik po e kalonte rrugën, me ç’rast shkakton aksident me lëndime të natyrës vdekjeprurëse, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara dërgohet për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan dhe aty ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark