Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i njëjti teksa po voziste ka goditur për vdekje viktimën mashkull.
Sipas policisë, shoferi dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Insajderi