Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Graçanicë.
Një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke shkuar në bankë për të deponuar paratë e pazarit ditor me veturë, ishte goditur nga një veturë tjetër.
Përderisa ata po flisnin për kompensimin e dëmit, personi tjetër ia kishte hapur derën dhe i kishte vjeedhur paratë. Më pas, dy të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi:
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar në bankë për ti deponuar paratë e pazarit ditorë me veturën e tij, një veturë tjetër e kishte goditë mbrapa veturën e tij dhe i kishte shkaktuar dëme të vogla materiale. Në atë veturë kishin qenë dy persona dhe viktimës i kishin kërkuar të skajohet skaj rrugës dhe të bisedonin për kompensim dëmi. Viktima derisa kishte qenë duke biseduar me drejtuesin e asaj veture, tjetri person ja kishte hapë derën e veturës së viktimës dhe ja kishte vjedhur një shumë të parave në euro dhe më pas të dy personat ishin larguar me veturë në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.